600564
129
Zoom out
Zoom in
Previous page
1/188
Next page
129
Paralajmërime të përgjithshme për
sigurinë
Fëmijët, personat me aftësi të kufizuara ose ata që
janë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë, për shembull një
person me qarkullim të dobët të gjakut, nuk duhet ta
përdorin xhaketën.
Mos e përdorni xhaketën për qëllime të pasynuara.
Mos e përdorni asnjëherë xhaketën kur pjesa e
brendshme është e lagur.
Mos e mbani xhaketën në kontakt të drejtpërdrejtë me
lëkurën.
Nëse vëreni ndonjë gjë të pazakontë, fikeni xhaketën
dhe hiqni menjëherë mbajtësen e baterisë.
Mos lejoni që kablloja elektrike të shtypet. Kablloja e
dëmtuar mund të shkaktojë goditje elektrike.
Nëse ndodh ndonjë anomali, kontaktoni qendrën lokale
të shërbimit për riparim.
Mos përdorni paramana ose objekte të ngjashme. Telat
e brendshëm elektrikë mund të dëmtohen.
Ruani etiketat e mirëmbajtjes dhe pllakëzën e emrit.
Nëse ato bëhen të palexueshme ose humbin,
kontaktoni qendrën lokale të shërbimit për riparim.
Zgjidhni cilësimet e përshtatshme të temperaturës,
përputhje me mjedisin e përdorimit për përdorim të
vazhdueshëm.
Kutia e baterisë, bateria dhe bashkuesit nuk duhet
lejohen të lagen gjatë larjes dhe tharjes.
Pajisja nuk duhet përdorur nga fëmijët e vegjël, përveç
rastit kur komandat janë caktuar paraprakisht nga një
prind ose kujdestar, ose përveç rastit kur fëmija është
udhëzuar siç duhet për mënyrën e përdorimit të sigurt
të komandave.
PARALAJMËRIM: Për të shmangur mundësinë e atakut
kardiak, hiqeni veshjen kur lëvizni në një mjedis që ka
temperaturë shumë më të lartë.
BËNI KUJDES: Kontrolloni me kujdes shenjën
pjesën e brendshme të veshjes. Mos vendosni paramana
nga brenda ose jashtë veshjes.
Larja
Shkëputni mbajtësen e baterisë dhe hiqni kutinë e
baterisë përpara larjes.
Mos e pastroni në pastrim kimik dhe as mos e
çngjyrosni xhaketën. Mos përdorni tretës për pastrim
kimik. Tretësit mund të dëmtojnë izolimin e xhaketës.
Mos e hekurosni.
Lajeni me dorë dhe vareni për ta tharë. Mos e shtrydhni
xhaketën. Mos përdorni makinë larëse ose makinë
tharëse (edhe nëse këto makina kanë modalitetin e
larjes me dorë). Telat elektrikë mund të dëmtohen dhe
të shkaktojnë goditje elektrike.
Siguria në zonën e punës
Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar mirë.
Zonat e çrregullta dhe të errëta rrisin rrezikun e
aksidenteve.
Siguria elektrike
Mos e ekspozoni xhaketën shi ose në kushte me
lagështirë. Uji që hyn në xhaketë mund të rrisë rrezikun
e goditjeve elektrike.
Mos ushtroni forcë mbi kordonin. Asnjëherë mos e
përdorni kordonin për ta transportuar, për ta tërhequr
ose për ta hequr xhaketën nga priza. Mbajeni kordonin
larg nxehtësisë, vajit, anëve të mprehta.
Mos e lidhni burimin e energjisë me folenë USB.
Përndryshe ka rrezik zjarri. Foleja USB është menduar
vetëm për ngarkimin e pajisjes me tension më të ulët.
Vendoseni gjithmonë kapakun mbi folenë USB kur nuk
ngarkoni pajisjen me tension më të ulët.
Mos futni gozhdë, tel etj. në folenë USB të furnizimit
me energji. Përndryshe qarku i lidhjes së shkurtër
mund të shkaktojë tym dhe zjarr.
Siguria vetjake
Jini të vëmendshëm, kini kujdes se çfarë bëni dhe
përdorni arsyen gjatë përdorimit të xhaketës. Mos e
përdorni xhaketën kur jeni të lodhur ose nën ndikimin e
drogave, të alkoolit ose të medikamenteve. Një
moment pakujdesie gjatë përdorimit të xhaketës mund
të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Përdorimi dhe kujdesi për xhaketën
Mos e përdorni xhaketën nëse çelësi nuk e ndez apo e
fik atë. Xhaketat që nuk mund të kontrollohen me anë
të çelësit janë të rrezikshme dhe duhet të riparohen.
Mirëmbajeni xhaketën. Kontrolloni për dëmtime të
pjesëve dhe për kushte të tjera që mund të ndikojnë në
përdorimin e xhaketës. Nëse xhaketa është e dëmtuar,
çojeni për ta riparuar përpara se ta përdorni.
Përdoreni xhaketën sipas këtyre udhëzimeve, duke
marrë parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet. Përdorimi i xhaketës për punë të ndryshme nga
ato të synuara mund të çojë në situata të rrezikshme.
Nëse lidhja e siguresës është shkëputur, kthejeni
xhaketën për riparim në një qendër shërbimi të
autorizuar.
Kur nuk përdoret, ruajeni si më poshtë:
- Lëreni të ftohet përpara se ta palosni.
- Mos e rrudhosni pajisjen duke vendosur sende mbi
të.
Ekzaminojeni pajisjen shpesh për shenja konsumimi
ose dëmtimi. Nëse ka shenja të tilla, ose nëse pajisja
është keqpërdorur, kthejeni te furnizuesi përpara
përdorimit të mëtejshëm.
Kjo pajisje nuk është synuar për përdorim mjekësor
spitale.
Udhëzime të rëndësishme sigurie për
kutinë e baterisë
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar nga
prodhuesi. Ngarkuesi që është i përshtatshëm për një
lloj pakete baterie mund të shkaktojë rrezik zjarri kur
përdoret me një paketë tjetër baterie.
Përdoreni xhaketën vetëm me paketat e baterisë me
synim të përcaktuar. Përdorimi i paketave të tjera të
baterisë mund të paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni të gjitha
udhëzimet dhe shenjat paralajmëruese në (1)
ngarkuesin e baterive, (2) në bateri dhe (3) në
produktin që përdor bateritë.
Mos e çmontoni kutinë e baterisë.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar së tepërmi,
ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund sjellë rrezik
mbinxehjeje, djegie të mundshme, madje edhe
shpërthim.
129


Need help? Post your question in this forum.

Forumrules


Report abuse

Libble takes abuse of its services very seriously. We're committed to dealing with such abuse according to the laws in your country of residence. When you submit a report, we'll investigate it and take the appropriate action. We'll get back to you only if we require additional details or have more information to share.

Product:

For example, Anti-Semitic content, racist content, or material that could result in a violent physical act.

For example, a credit card number, a personal identification number, or an unlisted home address. Note that email addresses and full names are not considered private information.

Forumrules

To achieve meaningful questions, we apply the following rules:

Register

Register getting emails for Makita DCJ200 at:


You will receive an email to register for one or both of the options.


Get your user manual by e-mail

Enter your email address to receive the manual of Makita DCJ200 in the language / languages: All languages as an attachment in your email.

The manual is 8,94 mb in size.

 

You will receive the manual in your email within minutes. If you have not received an email, then probably have entered the wrong email address or your mailbox is too full. In addition, it may be that your ISP may have a maximum size for emails to receive.

The manual is sent by email. Check your email

If you have not received an email with the manual within fifteen minutes, it may be that you have a entered a wrong email address or that your ISP has set a maximum size to receive email that is smaller than the size of the manual.

The email address you have provided is not correct.

Please check the email address and correct it.

Your question is posted on this page

Would you like to receive an email when new answers and questions are posted? Please enter your email address.



Info