– 2
– Elementet e kontrollimit për proces të
pastrimit janë të verdha.
– Elementet e kontrollimit për mirëmbajtje
dhe servisim janë ngjyrë hiri të çeltë.
– Para vënies së parë në përdorim duhet
domosdo t'i lexoni udhëzimet për siguri
nr. 5.951-949!
– Respektoni rregullimet përkatëse
kombëtare të ligjvënësit për aparatet
për spërkatje.
– Respektoni rregullimet përkatëse
kombëtare të ligjvënësit për shmangien
e aksidenteve. Aparatet për spërkatje
duhet të verifikohen rregullisht dhe
rezultati i verifikimit duhet të mbahet me
shkrim.
– Në pajisje/aksesor nuk lejohet të bëhet
asnjë ndryshim.
RREZIK
Shënim lidhur me një rrezik të mundshëm
me pasojë lëndime të rënda trupore ose
vdekjen.
몇PARALAJMËRIM
Shënim lidhur me një situatë potencialisht
të rrezikshme me pasojë lëndime të rënda
trupore ose vdekjen.
몇KUJDES
Shënim lidhur me një situatë potencialisht
të rrezikshme me pasojë lëndime të lehta.
VËMENDJE
Shënim lidhur me një situatë potencialisht
të rrezikshme me pasojë dëme materiale.
Rrezet me presion të lartë mund
të jenë të rrezikshme në rast
përdorimi joprofesional. Rrezja nuk duhet
t'u drejtohet njerëzve, kafshëve, pajisjeve
aktive elektrike ose vetë aparatit.
Sipas rregulloreve në fuqi, pajisja
nuk duhet të përdoret kurrë pa një
kundërvalvulë në rrjetin e ujit të
pijshëm. Duhet përdorur një kundërvalvulë
e përshtatshme e prodhuar nga KÄRCHER
ose si alternativë një kundërvalvulë në
përputhje me standardin evropian EN
12729, tipi BA.
Uji që ka kaluar nëpër një kundërvalvulë
konsiderohet jo i pijshëm.
몇KUJDES
Kundërvalvula duhet lidhur gjithmonë në
pikën e furnizimit me ujë dhe asnjëherë në
pajisje.
Përdoreni këtë aparat vetëm për pastrimin
me rreze me presion të lartë pa/me lëndë
pastruese (p. sh. industria ushqimore,
ndërmarrjet e prerjes së mishit etj.).
Kur sasia e ujit reduktohet me rregullimin e
presionit/sasisë, ventili i shkarkimit hapet
dhe një pjesë e ujit rrjedh prapë në anën e
thithjes së pompës.
Nëse lëshohet këmbëza e pistoletës së
dorës, çelësi i presionit fik pompën, rryma e
presionit të lartë ndalet. Nëse këmbëza
tërhiqet, pompa ndizet sërish.
Ventili i sigurisë hapet kur tejkalohet
mbipresioni i lejueshëm i operimit; uji rrjedh
prapë në anën e thithjes së pompës.
Ventili i shkarkimit, çelësi i presionit dhe
ventili i sigurisë janë të rregulluar nga
prodhuesi dhe të mbyllur me plumb.
Rregullimet duhet të bëhen vetëm nga
shërbimi për klientë.
Siguresa kundër mungesës së ujit në
mbajtësin notues e fik motorin në rastin e
furnizimit të pamjaftueshëm me ujë
(presioni i ujit tepër i ulët).
Pompa mbrohet nga puna në gjendje të
thatë.
Identifikimi i ngjyrave
Shënime sigurie
Shkalla rreziku
Simbolet mbi aparatin
Përdorimi sipas qëllimit të
parashikuar
Mekanizmat e sigurisë
Ventili i shkarkimit me çelës
presioni
Ventili i sigurisë
Siguresa kundër mungesës së ujit