Butoni i konfigurimit të
termostatit
Temperatura e brendshme e frigoriferit
tuaj ndryshon për arsyet e mëposhtme;
• Temperaturat sezonale,
• Hapja e shpeshtë e derës dhe lënia e
derës hapur për periudha të gjata,
• Ushqimet që vendosen në frigorifer pa
u ftohur në temperaturë ambienti,
• Vendndodhja e frigoriferit në dhomë
(p.sh. ekspozimi në dritën e diellit).
• Mund ta rregulloni temperaturën e
brendshme që ndryshon për shkak të
këtyre arsyeve duke përdorur
termostatin. Numrat rrotull butonit të
termostatit tregojnë shkallët e ftohjes.
• Nëse temperatura e ambientit është më
e lartë se 32°C, rrotulloni butonin e
termostatit në pozicionin maksimal.
• Nëse temperatura e ambientit është më
e ulët se 25°C, rrotulloni butonin e
termostatit në pozicionin minimal.
Sistemi dysh i ftohjes:
Frigoriferi juaj është i pajisur me dy
sisteme të veçanta ftohjeje për të ftohur
pjesën e ushqimeve të freskëta dhe
pjesën e ngrirësit. Kështu ajri në pjesën
e ushqimeve të freskëta dhe ai në pjesën
e ngrirësit nuk përzihen.
Falë këtyre dy sistemeve të veçanta të
ftohjes, shpejtësia e ftohjes është shumë
më e madhe se e frigoriferëve të tjerë.
Erërat në dy dhomat e frigoriferit nuk
përzihen. Gjithashtu sigurohet më shumë
kursim energjie pasi shkrirja bëhet veç e
veç.
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
• Preferohet që t'i mbështillni ose
mbuloni ushqimet para se t'i vendosni në
frigorifer.
• Ushqimet e nxehta duhet të ftohen në
temperaturë ambienti para se të
vendosen në frigorifer.
• Ushqimet që doni të ngrini duhet të
jenë të freskëta dhe me cilësi të mirë.
• Ushqimet duhet të ndahen në racione
sipas nevojave ditore të familjes ose në
bazë të konsumit për vakt.
• Ushqimet duhet të jenë të paketuara
dhe në mënyrë të izoluar për të mos
lejuar tharjen e tyre edhe nëse do të
mbahen për kohë të shkurtër.
• Materialet që do të përdoren për
ngrirjen e ushqimeve duhet të mos
grisen lehtë dhe rezistente ndaj të ftohtit,
lagështisë, erës, vajrave dhe acideve
dhe duhet të jenë gjithashtu izoluese.
Për më tepër, ato duhet të jenë të
mbyllura mirë dhe të jenë bërë prej
materialesh të përdorshme lehtë të cilat
janë të përshtatshme për përdorim në
ngrirje të thellë.
• Ushqimet e ngrira duhet të përdoren
menjëherë pasi të jenë shkrirë dhe nuk
duhet të ngrihen përsëri asnjëherë.
• Ju lutem ndiqni udhëzimet e
mëposhtme për të arritur rezultatet më të
mira.
1. Mos ngrini sasi shumë të mëdha
ushqimi njëherësh. Cilësia e ushqimit
ruhet më mirë kur
ngrihet deri në qendër të tij sa më shpejt
të jetë e mundur.
2. Vendosja e ushqimeve të ngrohta në
pjesën e ngrirësit bën që sistemi i ftohjes
të punojë vazhdimisht derisa ushqimi të
ngrijë plotësisht.
3. Bëni kujdes të veçantë që të mos
përzieni ushqimet tashmë të ngrira me
ushqimet e freskëta.